Nunaj: Duhet të kemi një studim për politikën e pensionit të 13-të

Nunaj: Duhet të kemi një studim për politikën e pensionit të 13-të

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi tha në studion e MCN Economy se duhet një studim nga BB dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për politikën e pensionit të 13-të.

Nunaj tha se është shumë e nevojshme një politikë e tillë dhe se ajo ka qenë ndër të parat që e mbështetur një ide të tillë. 

Kam qenë një nga të parët që e kam deklaruar nevojën për një pension të 13-të. Ka një diferencim, politika e bonuseve do të thotë që kemi të bëjmë me një vullnet nga qeveria për të ofruar një ndihmë, dhe nga ana tjetër kemi politikën e pensionit të 13. Nëse miratohet politika e një pensioni të 13, bëhet detyrim për çdo vit për qeverinë. 

Nëse qeveria vijon me politikën e bonuseve, është e kundërta e politikës së pensionit të 13-të që do të thotë nuk do një detyrim ligjor që ta detyrojë për të dhënë një vlerë pensioni të 13-të, por në varësi të mundësisë së saj financiare dhe politike, ajo vendos të trajtojë politikën e bonuseve.

Sa kohë nuk do të kemi një studim nga Banka Botërore plus Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe ekspertëve të këtij instituti, që të hartojnë atë dokumentin bazë sesi është realiteti dhe e dyta nëse nuk do të kemi reformë, nuk do të kemi një politikë nëse do të kemi pension të 13-të apo jo.

Shqipëria ka në plan të realizojë moshën 67 vjeç për daljen në pension të qytetarëve të saj, burrë apo grua në 2056. Jemi në 2025 dhe Italia e ka sot 67 vjeç. Kemi diferencë 30 vitesh deri sa të realizojmë moshën 67-vjeç. Nga të dhënat që unë kam nga Komisioni Europian kur kanë bërë analizën e pensionimit në të gjitha vendet e BE, kanë një moshë nga 65 vjeçe sipër. 

Duke qenë se kemi rritje të jetëgjatësisë, automatikisht po shihet në Europën dhe parashikimet janë të kalojë mbi 70 vjeç mosha e daljes në pension.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy