Mustafa: Buxheti i viti 2017 do të jetë 2 miliardë euro

Mustafa: Buxheti i viti 2017 do të jetë 2 miliardë euro

Kryeministri Isa Mustafa, ka njoftuar se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2 miliardë euro dhe ka bërë të ditur se do të bëjnë përpjekje të mëdha për të përkrahur zhvillimin ekonomik lokal, si dhe infrastrukturën lokale, duke siguruar shpërndarje maksimalisht të drejtë të buxhetit nëpër komuna.

Ai këtë e ka shprehur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton KosovaPress. “Qeveria më 31 tetor, do të procedoj me projektligjin për buxhetin për vitin 2017. Është parashikuar një buxhet zhvillimor prej 2 miliard e një milion euro; Të ardhurat tatimore dhe jotatimore parashihen të jenë 1,725 milion euro, që janë më të mëdha për 91 milion euro në krahasim me vitin 2016, ose për 380 milion euro më shumë, në krahasim me fundin e vitit 2014, kur kjo qeveria e koalicionit e filloi qeverisjen. Me rëndësi të veçantë është se shpenzimet për investime kapitale parashihen të rriten nga 500 milion euro sa ishin në vitin 2016 në 750 milion në vitin 2017, ose për 50%. Këto shpenzime përpos nga buxheti i Kosovës do të financohen edhe nga burimet e jashtme, nga huazimet e brendshme, nga klauzola e investimeve dhe nga mjetet e likuidimit”, tha Mustafa.

Këto të ardhura do të planifikohen si mundësi e zhvillimit, ndërkaq fillimi i projekteve të caktuara do të ndodhë në momentin kur lirohen, përkatësisht sigurohen mjetet sipas pozicioneve të caktuara. “Ky është buxhet zhvillimor, që është në harmoni me programin tonë të përbashkët qeverisës dhe rezultat i një pune të rëndësishme të ministrive të Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit. Do të bëjmë përpjekje të mëdha për të përkrahur edhe zhvillimin ekonomik lokal, si dhe infrastrukturën lokale, duke siguruar shpërndarje maksimalisht të drejtë të buxhetit nëpër komuna. Ky buxhet zhvillimor vjen si rezultat i konsultave mjaft të gjata dhe substanciale me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy