Tre varka me emigrantë janë shpëtuar në Kanalin Anglez nga roja bregdetare

Tre varka me emigrantë janë shpëtuar në Kanalin Anglez nga roja bregdetare

Një varkë me trembëdhjetë imigrantë dhe një tjetër me dy emigrantë janë ndaluar dhe janë shpëtuar nga roja bregdetare pranë brigjeve të qytetit Kent. Në këtë operacion u përfshinë anijet e shpëtimit dhe një helikopter i rojes bregdetare.

Besohet se personat që gjendeshin në varka nuk kishin veshur jelekë shpëtues.

Përmes një deklarate, roja bregdetare ka thënë se ata janë të përkushtuar në shpëtimin e jetëve në det dhe pranë zonave bregdetare.

Ne merremi me shpëtimin e jetës duke iu ndihmuar njerëzve që ndodhen në vështirësi dhe i kthejmë në tokë, duke i dorëzuar te shërbimet emergjente dhe autoritetet relevante”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

Të shtunën e kaluar, një varkë me 16 imigrantë, në mesin e të cilëve ishin dy fëmijë, u ndalua nga autoritetet franceze sepse ishte nisur pa leje drejt Britanisë së Madhe.

Përpjekje të këtilla janë shënuar edhe muajin e kaluar. Shumica e personave të ndaluar ishin nga Irani, shkruan BBC.

Autoritetet franceze gjithashtu shpëtuan gjashtë të rritur dhe dy fëmijë nga një anije e tretë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Motobarka kishte rënë dhe ishte bllokuar, thanë zyrtarët francezë të detit.

Sipas autoriteteve kanë treguar se të paktën disa nga tetë njerëzit kishin veshur xhaketa shpëtimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy