
100 mijë dollarë pajisje hetimi i ka dhuruar Ambasada e SHBA Policisë së Shtetit, të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shprehet se pajisjet do të ndihmojnë forcat shqiptare ligjzbatuese që të mbrojnë qytetarët në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe kërcënime të tjera.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej 100,000 dollarësh të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm. Këto pajisje do të ndihmojnë forcat tona partnere ligjzbatuese të mbrojnë shqiptarët duke luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera. Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet që listonin pajisjet e dhuruara.





