Horoskopi Javor/ Astrologia Demollari hap letrat Tarot për 12 shenjat e zodiakut

Horoskopi Javor/ Astrologia Demollari hap letrat Tarot për 12 shenjat e zodiakut

Astrologia Elena Demollari solli këtë të hënë në emisionin “Zgjohu me MCN” parashikimin javor për të 12 shenjat e zodiakut përmes letrave Tarot. 

Në përgjithësi, ajo parashikon një javë me stabilitet ekonomik, por edhe me zhvillime emocionale dhe shpirtërore të rëndësishme për secilën shenjë. 

Dashi

Një person i tretë mund të ndërhyjë në marrëdhënien tuaj, duke sjellë energji negative, përmes sharjeve apo bullizimit. Jeni në kontakt me universin përmes ëndrrave tuaja, dhe megjithë vështirësitë, pritet një ngritje ekonomike dhe financiare. Do merrni një vendim të rëndësishëm; edhe pse ka kriza në partneritet, situata do stabilizohet. 

Kujdes: mos veproni me sy mbyllur.

Demi

Keni hyrë në “ujëra të thella”, ndjenja bllokimi mendor në punë dhe dashuri. Është koha të çliroheni nga mendimet negative. Ka mundësi për humbje parash për shkak të një vendimi të gabuar ose mungesë korrektësie. 

Mund të ketë zhvillime në lidhje me fejesë, martesë apo ardhjen e një fëmije. Në fund, gjithçka do të shkojë mirë.

Binjakët

Një histori dashurie ka lënë plagë të thella në zemrën tuaj. Tre persona kanë pasur ndikim të dhimbshëm në jetën tuaj emocionale. Mund të jeni ndarë ose pritet një ndarje. Hiqni mendimet negative!.

Një largim nga puna, ose një pushim i papritur mund të ndodhë, por gjithashtu ka mundësi për një rikthim në jetë – një telefonatë, një takim, apo një lajm i mirë, sidomos nëse keni një proces gjyqësor.

Gaforrja

Një javë e frytshme ju pret. Bëhuni gati për para të papritura dhe një përmirësim të ndjeshëm ekonomik dhe financiar.

Luani

Merkuri mund të sjellë shqetësime psikologjike. Një çështje ligjore mund të shfaqet si problem serioz, konsultimi me një avokat është i domosdoshëm. Në lidhje me dokumente si viza apo pasaporta, përgjigja do të jetë pozitive. 

Ekonomia juaj do të ketë ngritje.

Virgjëresha

Probleme të vogla shëndetësore, por asgjë shqetësuese. Priten udhëtime dhe një vendim i rëndësishëm që do sjellë rilindje. Një takim apo telefonatë mund të sjellë rikthimin e një personi të dashur nga e kaluara.

Peshorja

Keni qarë për dikë që keni humbur, dhe ndiheni të paqartë në lidhje me punën. Iluzionet do të zhduken dhe situatat do qartësohen. Një lajm i mirë, ndoshta edhe një shumë parash e papritur do t’ju ndihmojë të ecni përpara.

Akrepi

Do dilni nga situata të vështira. Nuk do ndiheni të stabilizuar, por jeni në pritje të një lajmi që do t’ju ndihmojë të merrni drejtimin e duhur. Energjitë pozitive janë në anën tuaj.

Shigjetari

Duhet të qëndroni larg personave materialistë e interesaxhinj. Universi do t’ju japë një dorë ndihme, por këtë javë ka rrezik manipulimesh e intrigash. Në planin shpirtëror do ndiheni të tronditur, por situata do kalojë.

Bricjapi

Besoni në intuitën dhe energjinë tuaj. Jeni të rrethuar nga persona xhelozë, por edhe pse disa çështje janë “ngrirë”, do ecni përpara. Në përgjithësi, keni një javë të qëndrueshme.

Ujori

Dikush ka ndikuar në mendimet tuaja. Marrëdhëniet e vështira do shërohen dhe do arrini sukses profesional.

 Një udhëtim jashtë vendit është në horizont, dhe mund të përballeni me institucione shtetërore për dokumente. Një dëshirë e kahershme do realizohet – ndoshta një blerje e rëndësishme si një shtëpi.

Peshqit

Kujdes me personat me “dy fytyra”. Pritet një ribashkim ose pajtim. Jeni në një gjendje ankthi dhe pak të paqëndrueshëm emocionalisht, por në fund do të jeni mirë. 

Ngritje ekonomike, dhe nëse jeni në pritje të një fëmije, dëshira juaj ka shumë gjasa të realizohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy