Shkodër / Makina shtyp këmbësorin ndodhet rëndë në spital

Shkodër / Makina shtyp këmbësorin ndodhet rëndë në spital

Një këmbësor mbeti i plagosur rëndë gjatë paradites së sotme në Shkodër, pasi u përplas nga një automjet.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 10:00 në hyrje të qytetit, tek vendi i quajtur “Bexhisteni”.

Një makinë tip “Benz” ngjyrë e zezë përplasi një burrë rreth moshës 55-60 vjeç teksa kalonte rrugën, duke e lënë të shtrirë në tokë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit, i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës për mjekim dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy