Publicisti i njohur, 51 vjeç, Kastriot Myftaraj, është arrestuar pak para mesnatës së djeshme në flagrancë nga ana e Policisë së Tiranës.
Kanë qenë oficerët e antiterrorit që e kanë arrestuar Myftarajn në banesën e tij.
Burime nga policia thanë se arrestimi në flagrancë të Myftarajt, është bërë për shkak se Myftaraj, ka shkruajtur kundër Ambasadores së Bahkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.
“51-vjeçari Myftaraj me profesion jurist dhe gazetar është ndaluar pasi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka botuar një shkrim ku bën thirrje publike për veprime të dhunshme, fyerje e ofendime ndaj Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin”, thanë burime nga policia.



