Prokuroria e Tiranës ka vënë në sekuestro pasuritë me vlerë 50 milionë euro, në emër të Kristian Boçit, Elman Abules si edhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.
Gazetari Arsen Rusta tha se pjesë e skemës së pastrimit të parave është dhe konsulli Vladimir Avrami dhe bankat e nivelit të dytë që dilnin garant për dhënien e kredive Kristian Boçit dhe personave të tjerë.
Rusta bëri me dije se Kristian Boçi është lidhja e shumë grupeve kriminale.

Pjesë e skemës janë dhe bankat që dilnin garant për dhënien e kredive Boçit dhe të tjerëve. Pjesë e kësaj skemë është edhe konsulli Vladimir Avrami, babai i pronarit të Alba gaz, Arbër Avramit. Janë sekuestruar asete me vlerë 50 milionë euro.
Abule dyshohet se ka krijuar këtë skemë. Ka pasur dënim në Belgjikë. Prokuroria thotë se një letërporosi ka zbuluar skemën.
Ka dyshime dhe indicie se transaksionet ishin vetëm për të qarkulluar nëpërmjet sistemit bankar paratë nga aktivitet kriminale.
Kristian Boçi rezulton lidhja e shumë grupeve kriminale të drogës dhe personave që strehohen në Dubai.



