
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj foli në MCN Live mbi bujqësinë dhe krizën e çmimeve në Shqipëri. Rrapaj theksoi domosdoshmërinë e formalizimit të fermerëve që s’kanë kontrata dhe marrëveshje, duke u shprehur se informaliteti duhet të goditet me çdo mjet.
Bujqësia dihet që është një ndër sektorët më të vështirë për shumë arsye, por situata është vështirësuar akoma më shumë edhe për disa arsye objektive, që shoqërojnë elementët e subjektivitetit që bujqësia ka. Bujqësia përballoi shumë mirë pandeminë dhe nuk ra në recesion, ishte sektori i vetëm që s’ra në recesion. Kjo ishte falë punës dhe përpjekjeve të fermerëve. Sepse rënia në recesion kërkon 1 vit që fermerët të marrin veten. Pas pandemisë erdhi kriza e çmimeve. Kjo rëndoi drejtpërdrejtë bujqësinë. Bujqësia s’e përballoi dot rritjen e menjëhershme të çmimeve. Konjuktura e çmimeve riaktivizoi grumbulluesit informal. Kategoria e fermerëve që s’ka marrëveshje, s’ka kontrata. Fermerët e paformalizuar s’kanë kontrata, që s’kanë marrëveshje, por kanë tepri produkti. Ky element duhet theksuar që fermerëve t’u kthehen marrëveshjeve dhe rregullave të ekonomisë së tregut. Informaliteti përkeqëson problematikën që kemi. Ai duhet goditur me gjitha mjetet dhe mundësitë që kemi”.
Rrapaj bëri thirrje për përshpejtimin e punës për hapjen e tregut të ri të fruta-perimeve në Tiranë, pasi aktuali është dominant dhe ndikon negativisht në situatën aktuale.
Tirana ka një treg të fruta-perimeve që është dominant. Dikton edhe çmimin sa do ta shesë fermeri. Duhet diversifikuar tregu në Tiranë. Janë bërë deklarata për një treg tjetër. S’mund të them se kemi një treg monopol, por është dominant. Tregu dominant për këtë situatë që kemi është i papërshtatshëm dhe ndikon negativisht. Të përshpejtojmë procedurat për hapjen e një tregu tjetër në Tiranë. Tregu dominant s’lejon rregulla të qarta loje në një ekonomi tregu. Di me siguri që shumë nga konsumatorët e tregut kanë diferencë të madhe midis prodhuesit dhe konsumatorit. Është duke u ndërtuar një treg tjetër i fruta perimeve në Tiranë. Bëj thirrje të përshpejtohet situata dhe të mos ia lënë në dorë burokracisë. Elementi i dytë ka të bëjë me formalizimin. Nëse do lëmë 80 për qind të fermerëve në informalitet, nuk do t’i përballojmë këto situata që kemi tani. Kooperimi është instrument i ekonomisë së tregut. Prandaj është i domosdoshëm që kooperimi të gjejë një vend më të përshtatshëm. Ka rëndësi të jashtëzakonshme kur 80 për qind e tokës shfrytëzohet nga bujq individualë që kanë tepëricë produkti dhe që s’gjejnë treg. Është e domosdoshme që me këtë grupim fermerësh të ndërhyjmë intensivisht. Po goditet me pa të drejtë qendra e grumbullimit. Për mendimin tim është e gabuar sepse është qendra e grumbullimit është e vetmja që mbështet fermerët. Vetëm 42 mijë nga 300 e ca mijë fermerë, 15 për qind, bashkëpunojnë me qendrat e grumbullimit. Duhet të fillojmë me procesin e kooperimit. Bursa është një instrument, por s’mund të krijohet me 80 për qind të fermerëve individual. Ligji që kemi për shoqëritë e bashkëpunimit s’është adekuat më. Po bëhet pengesë për formën e organizimit që kanë kooperativat, ku në ligj thuhet se merren me aktivitet fitimprurës”.
Rrapaj i konsideroi thirrjet e deputetit Erion Braçe si emocionale që nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë.
Duhet të forcojmë qendrat e grumbullimit, jo t’i denigrojmë ato. Është thirrje emocionale për të gjetur një zgjidhje momentale, por ne jemi për zgjidhje afatagjatë. Është si të lyesh me jod një plagë që kërkon antibiotik. I rëndësishëm është propozimi që bëri deputeti Duka për qendra që të grumbullojnë tepëricat e fermerëve, përmes një agjencie publike”.



