
Saga e rinumërimit të votave ka filluar sot, me rihapjen e 2.323 qendrave të votimit për 4 qarqe, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
Në një intervistë për “MCN live”, analisti Roland Bejko theksoi se procesi i rinumërimit duhet të përfshinte të gjitha kutitë e votimit, duke shtuar se nëse edhe një votë e vetme është deformuar, duhet të ndëshkohen përgjegjësit.
Unë kam qenë gjithmonë dakord që të rinumërohen të gjitha votat, deri në 100%, nëse është e nevojshme.
Në Shqipëri nuk ka respekt për votën, dhe kjo është një problem i thellë që ka ardhur si pasojë e presionit politik dhe të interesave të grupeve të caktuara.
Përveç aspektit ligjor, është edhe një çështje morale.
Nëse vetëm një votë është deformuar, ajo duhet të çmontohet dhe të verifikohet. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për ata që janë në pushtet dhe kanë përgjegjësi për ruajtjen e votës, por edhe për opozitën.
Kjo ka të bëjë me besimin në procesin zgjedhor dhe transparencën e tij.
Bejko shtoi se rezultatet e zgjedhjeve duhet të reflektojnë vullnetin e popullit, dhe çdo devijim, duhet ndëshkuar.
Rezultatet e zgjedhjeve duhet të reflektojnë vullnetin e popullit, dhe çdo devijim, madje edhe në një rast të vetëm, duhet të sjellë ndëshkimin e atyre që kanë deformuar votat.
Nëse rezultati ndryshon, edhe sikur të jetë një votë që kalon nga kandidati A te kandidati B, kjo është një shkelje dhe duhet ndëshkuar.



