Trump: SHBA do të mbështesë Izraelin nëse vendos të rifillojë luftën në Gaza

Trump: SHBA do të mbështesë Izraelin nëse vendos të rifillojë luftën në Gaza

Presidentit amerikan Donald Trump përmes një postimi në faqen e mediave sociale ‘Truth Social’, shkroi se pengjet e liruar sot “duket se janë në gjendje të mirë!”

“Izraeli tani do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë rreth orës 12:00 të ditës së sotme, afati i vendosur për lirimin e të gjithë pengjeve. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vendimin që ata marrin!”

Afati të cilit Trump i referohet është ai që ai përmendi në fillim të kësaj jave kur këmbënguli se Hamasi duhej të lironte "të gjithë" pengjet deri në mesditë të sotme.

Është e paqartë se cilës zonë kohore i referohet, por Trump më parë tha se mendonte se "i gjithë ferri" mund të shpërthejë nëse nuk respektohej afati i tij.

Ndërkohë Hamasi ka liruar tre pengje izraelitë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, në shkëmbimin e fundit sipas armëpushimit të rënë dakord nga Izraeli dhe grupi militant muajin e kaluar.

Tre pengjet e dorëzuar të shtunën janë amerikano-izraelite Sagui Dekel-Chen, 36 vjeç, argjentinato-izraelite Yair Horn, 46 vjeç dhe ruso-izraelite Alexander Troufanov, 29 vjeç.

Në këmbim, 369 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite u liruan. Deri më tani 19 pengje të mbajtura në Gaza dhe mbi 1000 të burgosur palestinezë janë liruar si pjesë e armëpushimit të Gazës që filloi më 19 janar 2025.

Shumica e të liruarve të shtunën kishin qenë pjesë e krahut ushtarak të Fatahut, fraksionit dominues të Organizatës për Çlirimin Palestinez, dhe kishin marrë pjesë në kryengritje të dhunshme kundër pushtimit izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy