Bregu: SPAK do të zhvillojë 2-3 operacione në ditët në vijim, në fokus personazhe të njohur të krimit të organizuar

Bregu: SPAK do të zhvillojë 2-3 operacione në ditët në vijim, në fokus personazhe të njohur të krimit të organizuar

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se vrasja e Klevis Lleshit ka qenë me pagesë dhe se SPAK ka nisur të hetojë pas ekzekutimit të Arben Lleshit në burgun e Peqinit. 

Klevis Lleshi premtonte se do të merret hak dhe do godiste pjesëtarë të tjerë të familjes e atij i kishte vrarë të afërm. Nuk arriti kjo vajti në veshin e  personave që kanë kryer këtë krim. Janë dhe 5 vrasje të tjera që nuk dihet kush i ka kryer, si janë kryer, mbase dhe me pagesë siç mund të ketë qenë dhe kjo e fundit. 

Personat që janë arrestuar janë të dorës së dytë në këtë ngjarje, vrasja ka qenë me pagesë, ata kanë ndihmuar, është zbardhur. Janë gjetur prova të ADN në vendngjarje dhe në Sky janë parë disa komunikime të tyre. Kjo është vrasja e vetme e provuar në sagën mes dy familjeve. Do të vazhdojë SPAK. Nuk e kishte vëmendjen SPAK ndaj kësaj gjakmarrje në Burrel se vrasjet kanë ndodhur në vende jopublike,  nuk ka qenë shqetësim për opinionin publik. Nuk ka pasur tronditje të opinionin, është ditur që e kanë kryer për gjakmarrje. SPAK e ka nisur këtë hetim pas historisë së vrasjes në burg. U përpoq ta zbardhte, donin të gjenin kush ishte personi që u korruptua për të futur armën. Nuk ka arritur ta gjejë, dhe është marrë me një zinxhir tjetër të krimeve për t’iu afruar asaj ngjarjeve, Personi që e ka kryer, Sokol Mjacaj është person brutal që ka ekzekutuar dy turistë çekë për 5 mijë lekë të vjetra, iu ofrua atij të ikte nga burgimi i përjetshëm, por nuk pranoi. 

Bregu tha se SPAK do të zhvillojë në ditët në vijim 2-3 operacione ku do të goditen personazhe të njohur të krimit të organizuar. 

SPAK ka dy apo 3 apo tre operacione të tjera që do të zhvillohen brenda javëve në vazhdim. Lidhen me personazhe të fortë të krimit të organizuar në Shqipëri. ka disa urdhërarreste që po afrohen dhe po përgatitet për goditje të forta brenda krimit të organizuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy