Bordi i Paqes/ Rama-opozitës: Ju do votoni, mua do më marrin me eskortë dhe do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë

Bordi i Paqes/ Rama-opozitës: Ju do votoni, mua do më marrin me eskortë dhe do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Edi Rama në seancën e thirrur për ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes” në Gaza, deklaroi se Shqipërisë i jepet mundësia që të zgjerohet si shtet.

 

Ai tha se më e mira do kishte qenë që sot për një herë të vetme të pushonte avazi i vjetër i opozitës.

 

Kryeministri shtoi se opozita sot do votojë të vërtetën e madhe dhe se ai do i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë amerikane, të cilat do më marrin me eskortë në Uashington dhe do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë, për tu ulur si anëtar në Bordin e Paqes.

 

Si duket humbësit kronikë nuk duan ta humbësin as këtë rast për të bërë të vetmen gjë që dinë të bëjnë më mirë, të humbin përsëri rastin, duke vazhduar ti bindin shqiptarët se nuk vlejnë për asgjë tjetër, veçse për të mishëruar humbjen, në të gjitha format dhe dimensionet e saj.

 

Si gjithmonë ju prapë fituat, sepse për muaj me radhë thatë që Amerika do më bënte mua gjyqin e ëndërruar prej jush, për t’iu kthyer në ato karrige ku nuk do ktheheni kurrë, sepse poshtë tyre qëndrojnë të ndenjurat e gjyshit tuaj. Ju e vulosët fitoren, kur festuat ndërrimin me forcë të Maduros dhe i thatë se ajo ishte një provë gjeneralë për rrëmbimin e Ramaduros nga ajo zyra në Kryeministri që e ëndërroni prej 12 vitesh.

 

 Ju sot do votoni të vërtetën e madhe se unë nuk do e detyroj ushtrinë amerikanë t’iu bashkohet, do i dorëzohem autoriteteve të drejtësisë, do më marrin me eskortë në Uashington dhe do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë, për tu ulur si aleat në Bordin e Paqes.

 

Ju e arritët këtë, fituat dhe këtë herë që unë të dorëzohem. Rëndësi ka që do ngrini kartonin për Bordin e Paqes dhe do më dërgoni mua si përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy