Gjendet çokollata 120-vjeçare e poetit Paterson, dhuratë nga Mbretëreshëa Victoria

Gjendet çokollata 120-vjeçare e poetit Paterson, dhuratë nga Mbretëreshëa Victoria

Një çokollatë 120-vjeçare është gjetur në kutinë e kujtimeve të poetit të njohur Banjo Paterson.

Kjo është dhuratë që Mbretërisha Victoria ia kishte dedikuar në Patersonit, në 1920, si një shenjë vlerësimi për kontributin e tij.

Çokollata është gjetur nga stafi i Bibliotekës Kombëtare të Australisë, e cila daton që nga Lufta e Boerit.

Në fund të një kutie me poezitë e Andrew Barton "Banjo" Paterson, u gjet edhe kjo çokollatë 120-vjeçare e quajtur Cadbury.

Pavarësisht viteve, dëmtimet ishin gati të pakonsiderushme, pasi prej vitesh ishte ruajtur në një kuti prej kallaji dhe e mbështjellë me letër argjendi origjinale.

Mbi kutinë e kallajit, dhuratë e cila vinte prej Mbretëreshës Victoria, shkruhej “Afrika e Jugut 1900. Ju uroj një Vit të Ri! Victoria RI”.

Në 1899, Mbretëresha Victoria vendosi t'i dërgonte një kuti çokollate trupave që shërbenin në Afrikën e Jugut.

Ajo porositi tre prodhues të mëdhenj britanikë të çokollatave, Fry, Cadbury dhe Roëntree, për të prodhuar mallrat dhe është dokumentuar që Mbretëresha Victoria pagoi personalisht për prodhimin e kutive prej kallaji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy