Zëvendësohet “sekseri” Gjokutaj (VIDEO)

Zëvendësohet “sekseri” Gjokutaj (VIDEO)

Arlind Gjokutaj, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së financave dhe ekonomisë, i cili i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh është shkarkuar nga detyra në heshtje. Burime për MCN bëjnë me dije se vend të tij është emëruar Mimoza Dhëmbi, e cila mbante postin e drejtoreshës së buxhetit. Vetë ministrja e financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj ka shmangur çdo dalje publike pas arrestimit të vartësit të saj Arlind Gjokutaj për skandalin korruptiv që ndodhi në institucion që ajo drejton. Gojën mbyllur e ka mbajtur edhe kryeministri për këtë rast, ndërsa përfaqësues të tjerë të qeverisë shprehen te rezervuar kur i pyet. Megjithatë, ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali beson se korrupsioni në administratën shtetërore mund të luftohet vetëm nëpërmjet digjitalizimit të shërbimeve çka do të sillte edhe një përmirësim të klimës së biznesit dhe thithjen e investitorëve të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy