
“Bamirësit me kamera me vete janë justifikim për padrejtësitë”. Kështu tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV gazetari Gjergj Erebara teksa fliste për procedurat e privatizimit të një toke prej 43 mijë metrash katrorë që i ishte dhënë për vetëm 1 euro Fondacionit Fundjavë Ndryshe, i cili drejtohet nga Arbër Hajdari dhe shitjen e Spitalit Continental nga Elvis Naçi.
Erebara tha se nëse kryeministri do të bëjë bamirësi të bëjë shtet social dhe të gjejë formulën për t’i dhënë ndihmë familjeve në nevojë.
“Një pronë publike është përmes shtetit. Ka fondacione që janë pronë publike që nuk kontrollohen nga qeveria por nga një bord si Nobel. Nuk ndihem mirë të shoh vendin tim në dorë të bamirësve. Bamirësit me kamera me vete janë justifikim për padrejtësitë. Prandaj ke edhe kryeministrin që shkon atje të bëjë bamirësin e madh. Nëse do të bëjë bamirësi të bëjë shtet social dhe kush është i varfër gjej formulën për ti dhënë ndihmë. Ata që japin para kanë të drejtë të kërkojnë llogari, ne të tjerët jo”, tha Erebara.



