“Ata qëlluan të parët”, zbardhet dëshmia e Hasan Verracakut: Shkuam për të biseduar

“Ata qëlluan të parët”, zbardhet dëshmia e Hasan Verracakut: Shkuam për të biseduar

Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, por ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre”. Kështu e ka nisur dëshminë e tij një nga të plagosurit në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Velipojë ku katër persona humbën jetën.

54-vjeçari Hasan Verracaku ka deklaruar për policinë se kishin shkuar në hotelin e familjes Gocaj për t’u sqaruar, pasi në plazh kishin pasur një debat për shezllonet dhe hapësirat e secilit.

Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi patur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për tu sqaruar me familjen Verracaku.  Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në bazë të aplikimeve. Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.

Më tej Hasan Verracaku vijon duke u shprehur se gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Sipas tij situata ka dalë jashtë kontrollit dhe janë nxjerrë armët, duke akuzuar vëllezërit Gocaj, të dy të vrarë se kishin qëlluar vëllain e tij Kujtimin dhe se ai kishte reaguar për vetëmbrojtje. Hasan Ferracaku ka thënë se nuk ka pasur vetë armë.

Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi patur marrëdhënie të mira por situata doli nga kontrolli.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy