Erdogan: Vrasja e Khashoggit ishte zbatimi i një skenari të planifikuar mirë (VIDEO)

Erdogan: Vrasja e Khashoggit ishte zbatimi i një skenari të planifikuar mirë (VIDEO)

Presidenti turk, Erdogan, thotë se vrasja e gazetarit Jamal Khashogginë kosnullatën e Arabisë Saudite në Stamboll nuk ka qenë një incident, por një skenar i mirëplanifikuar dhe për këtë ka prova. Gjatë fjalës së tij Klubin e deputetëve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në Parlamentin turk, Erdogan dha detaje të hetimeve që autoritetet turke kanë zhvilluar në lidhje me këtë rast.  

Erdogan foli për tre ekipe të ndryshme që kanë mbërritur nga Arabia Saudite në ditët para ngjarjes.

“Tani e dimë të sigurt se Jamal Khashoggi është vrarë. Më 1 tetor, në 4:30 pasdite një skuadër erdhi me një fluturim tregtar dhe u vendos në konsullatë. Një ekip prej 15 njerëzish janë takuar në konsullatë. Ata fillimisht kanë hequr kamerat e konsullatës. Khashoggi u telefonua të konfirmonte takimin. Ai mbërriti nga Londra dhe hyri në konsullatë në këmbë. Denoncimin e mbajtjes së tij kundër vullnetit në konsullatë e bëri e fejuara. Pas ekzaminimit të kamerave u bë e qartë se Khashoggi nuk ka dalë nga konsullata.

Jamal Khashoggi është vrarë. Arabia bëri një hap të madh duke pranuar vrasjen. Ne presim daljen e autorëve para drejtësisë. Ka prova se vrasja nuk ishte rezultat i një moment, por ka pasur një plan të organizuar mirë. Kush u dha instruksionet? Pse nuk u hap konsullata për ekzaminime në momentin që iu kërkua?”, tha Erdogan.

Presidenti turk tha se Turqia do të ngulë këmbë në zbardhjen përfundimtare të ngjarje, ndërsa propozoi që t’i lihet në dorë drejtësisë turke dënimi i autorëve. Në mënyrë të veçantë, Erdogan përmendi një “bashkëpunëtor lokal”, i cili sipas hetimeve rezulton se ka zhdukur trupin e gazetarit Khashoggi.  

“Nëse ka pasur vrasje, ku është trupi. Mendohet se trupi i është dhënë një bashkëpunëtori lokal. Kush është ai? Ne duam të dimë identitetin e tij. Turqia do të vijojë ta ndjekë këtë çështje. Ne do të bëjmë një thirrje për mbretin e Arabisë Saudite. Ngjarja ndodhi në Stamboll, propozoj që gjyqet të bëhen në Stamboll. Është prerogativë e tyre, por ngjarja ndodhi këtu”, tha ai.  

Zyrtarisht, Arabia Saudite ka pranuar që Khashoggi është vrarë në konsullatë, por kjo erdhi pasi fillimisht u deklarua se ai kishte dalë i gjallë prej andej. Megjithatë, autoritetet saudite në versionin e dytë prentojnë se vrasja ka ardhur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur brenda misionit diplomatik në Stamboll. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy