Ushtria e Irakut ka rrethuar plotësisht Shtetin Islamik në Mosul dhe kjo tregon se militantët e ISIS janë drejtë shkatërimit.
Sipas mediave të huaja forcat irakiane janë përballur me një rezistencë të fortë të grupit ekstremist.
Gjenerali i ushtrisë irakiane tha se pjesa e Irakut nën pushtetin e kalifatit po bie me shpejtësi, duke shtuar se vetëm 3.5 për qind e territorit të Irakut ndodhet nën kontrollin e grupit ekstremist. Sipas Ghnamit, pas çlirimit të plotë të Mosulit perëndimor, ky numër do të tkurret në 2.8 për qind.
Ai tha se forcat irakiane të sigurimit do të vazhdojë të mbrojnë infrastrukturën e vendit, përfshirë stacionin e energjisë al-Yarmouk dhe dy stacionet e ujit në perëndim të Mosulit.
Militantët islamikë kapën Mosulin, qytetin e dytë në madh në vend në verën e 2014. Në tetorin e vitit të kaluar forcat ushtarake vendase nisën ofensivën për rimarrjen e territoreve të pushtua nga xhihadistët.
Sipas raportimeve të autoriteteve vendase prej nisjes së operacioneve më shumë se 430,000 civilë, përfshirë 200 mijë vetëm në Mosul kanë lënë shtëpitë e tyre.



