
Departamenti Amerikan i Shtetit deklarohet prerë se sovraniteti i ishujve grekë në Egje, nuk vihet në diskutim.
Ky reagim i DASH, vjen pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
DASH deklaroi se “Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet. Sovraniteti i Greqisë në këto ishuj nuk vihet në dyshim”.
Kryediplomati turk, në një intervistë për TRT, u ndal në çështjen e demilitarizimit të ishujve, duke thënë se Turqia i ka dërguar një letër Kombeve të Bashkuara për këtë çështje.
Nga ana tjetër, ministri turk shkoi më tej, duke argumentuar se militarizimi i ishujve shkel traktatet ndërkombëtare që përcaktonin koncesionin e tyre dhe për rrjedhojë mund të lindë një çështje sovraniteti.



