Karamuço zbërthen elementët kriminalë të Putinit: Ka trauma nga fëmijëria, vuan nga narcizmi madhor (VIDEO)

Karamuço zbërthen elementët kriminalë të Putinit: Ka trauma nga fëmijëria, vuan nga narcizmi madhor (VIDEO)

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, zbërtheu në MCN Live elementet e profilizimit kriminal të Vladimir Putinit, duke treguar se ai ka mbivendosje traumash nga fëmijëria dhe vuan nga narcizmi madhor.

Karamuço u shpreh se Shefi i Kremlinit ka tejkaluar doktrinën e vitit 2010 që ai vetë kishte miratuar lidhur me armët bërthamore.

Putin ka të mbivendosura disa element të profilizimit kriminal. Ky është shumë i lexueshëm. Ka mbivendosje traumash dhe ndryshime esencialesh të personalitetit të tij. Fillojnë që me kohën kur ka qenë fëmijë, me bullizmin e shtuar, traumat e një fëmije të pasluftës, një shëndetlig, hollak, i përjashtuar nga shoqëria. Këto e kanë nxitur të merret me artet marciale. Ka një profilizim akademik i krafterit, i zejtarit. Elementët e tij janë mprehtësia, ftohtësia, të qenit introvert. Vuan shumë nga narcizmi madhor. Kërkon të ngjajë nga mesia, të mos kundërshtohet nga askush.

Ka një maskë që e ka fituar edhe përmes shkollave të spiunazhit. Kjo është maskë që të mos jepen mesazhe të qarta se çfarë mendon për interlokutorët. Në 70 për qind është analizuar që mund të ketë edhe sindromë asperger, të personave down. Ecja dhe aspekte të tjera të ndijimit, perceptimit, mund të kenë edhe një spekter. Janë 20 vite teza shkencore që depozitohen në dosjen e tij dhe merren me rezervë. Ka pasur oshilacione prej vitesh.

Ai beson se tashmë nuk është luftë vetëm me Ukrainën, por edhe me NATO-n. Ai kërkon t’i bëjë pritë edhe NATO-s duke i thënë kam butonin e kuq. E ka thënë që jemi forca më e madhe bërthamore. Federata Ruse është e para në botë për arsenalin atomik, të cilin nuk ka pranuar ta reduktojë kurrë. Rusia ka përcaktuar dy rregulla kur përdoren armët bërthamore, kur ka një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë që nuk e përballon dot me ushtri, apo kur ka sulm bërthamor ndaj Rusisë. Ka tejkaluar doktrinën që ka miratuar vetë në 2010-ën”, tha Karamuço.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy