Një superoperacion Antidrogë me protagonistë shqiptarët u finalizua sot në Rimini të Italisë, ku rezultatet janë të bollshme. Më konkretisht, nga gushti i vitit 2013 e deri më sot, kësaj bande i janë sekuestruar gjithësej 90 kilogramë heroinë, 10 kilogramë kokainë dhe 2 ton hashash. Policia ka arrestuar 16 persona të lidhur me këtë aktivitet kriminal dhe janë bllokuar disa armë, ndërsa specialistët kanë sekuestuar një pasuri prej 5 milionë eurosh të vëna nga trafiku i drogës. Ekspertët e policisë, prokurorisë dhe Antimafias italiane kishin bllokuar 2 ton kanabis në një skaf 10 metra i gjatë, që ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa prangosi 3 shqiptarë. Operacioni u kodua 100% dhe u zgjat në 3 vite, ndërsa në përbërje kishte edhe italianë apo rumunë, të cilët për të dërguar kanabisin në Itali përdornin skafet dhe komunikonin me kode.



