Zyrtarët e Eritreas vizitojnë Etiopinë për herë të parë pas 20 viteve tensione dhe luftë

Zyrtarët e Eritreas vizitojnë Etiopinë për herë të parë pas 20 viteve tensione dhe luftë

Delegacioni i parë i nivelit të lartë nga Eritreja, për herë të parë në dy dekada ka arritur në Etiopi për një vizitë që mund të lehtësojë vitet e shumta të tensioneve ushtarake.

Eritrea fitoi pavarësinë nga Etiopia më 1993 pas një konflikti 30-vjeçar, por një luftë kufitare pesë vjet më vonë vrau dhjetëra mijëra.

Lidhjet diplomatike ishin ndërprerë mes dy vendeve për pothuajse 20 vjet.

Javën e kaluar, kryeministri i Etiopisë tha se do të pranonte një marrëveshje paqeje për dhënien e territorit të kontestuar të Eritresë.

Marrëveshja, e miratuar nga një komision i kufirit në vitin 2002, nuk ishte pranuar formalisht nga vendi i tij.

Abiy Ahmed u bë kryeministër pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen në shkurt dhe ka miratuar një sërë reformash që prej asaj kohe. Të dielën, një tubim politik që ai ndoqi u godit nga një shpërthim me granata që vrau dy vetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë, edhe pse Ahmed ishte i paprekur.

Pleqtë, figura fetare dhe kërcimtarë tradicionalë ishin të gjithë pjesë e komitetit mikpritës.

Në rrugët e kryeqytetit, ishte varur një poster në ndërtesa që tregonte dy flamuj së bashku me një mesazh mikëpritje.

Marrëveshja e paqes e vitit 2000 bën thirrje për përfundimin e armiqësive midis dy vendeve dhe për të respektuar vendimin e komisionit të kufirit të OKB-së, i cili dha vendimin e tij në 2002.

Etiopia u përpoq ta pranonte vendimin, megjithatë, kur kufiri i propozuar i dha Eritreas territore të kontestuara që përfshinin qytetin Badme një vend kyç në luftën kufitare 1998-2000, prodhoi mosmarrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy