FOTOLAJM/ Me lokalet e mbyllura dhe pa tualete publike, kthehemi te zakoni i vjetër

FOTOLAJM/ Me lokalet e mbyllura dhe pa tualete publike, kthehemi te zakoni i vjetër

Lehtësimi i masave kufizuese për pandeminë ka rikthyer një problem me të cilin qytetarët e Tiranës përballen prej vitesh: mungesa e tualeteve publike. Urat mbi Lanë kanë rimarrë sërish funksionin e vjetër, atë të një tualeti.

I cilësuar si vandalizëm nga kryebashkiaku Erion Veliaj në fillim të mandatit të parë, urinimi në mjedise publike u ndëshkua fillimisht me gjobë e më pas me publikimin e pamjeve në Youtube. Këtyre masave iu bashkëngjit një numër i kufizuar tualetesh portative, që siç u shfaqën, edhe u zhdukën brenda pak kohësh.  

Të dalë nga karantina, qytetarët e Tiranës përballen sërish me të njëjtin problem, kësaj here akoma më të madh, në mungesë të bareve dhe restoranteve, ku zakonisht gjejnë shpëtim. Të shpresojmë që me lehtësimin e masave, të mos vonojë shumë edhe hapja e tyre, përndryshe hapësirat e gjelbra të Bashkisë së Tiranës do të qelben erë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy