Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shkodër. Artur Ahmeti, banues në Barbullush të Vaut të Dejës, është kapur me qëllim esktradimin në Itali. 

Ai është dënuar me 4 vite e 3 muaj burg për shfrytëzim prostituticoni nga Gjykata e Apelit në Torino.

"Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian", raporton policia e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy