Studimi: Përmbajtje e lartë droge në ujërat e zeza në Evropë

Studimi: Përmbajtje e lartë droge në ujërat e zeza në Evropë

Një studim i ri shkencor që ka analizuar ujërat e zeza tregoi një rritje të përdorimit të drograve të paligjshme nëpër qytetet e evropiane. Rezultatet e studimit të kryera nga grupi SCORE dhe Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë zbuloi metabolitë kanabis, kokainë, metafetaminë, amfetaminë dhe ketaminë.

“Gjetjet na paraqesin një problem shumë të përhapur dhe kompleks të gjashtë substancave të zbuluara pothuajse në çdo vend. Mbikëqyrja e ujërave të zeza na ofron një pasqyrë për dinamikën në rritje të përdorimit dhe furnizimit me drogë. Ne po përballemi tani me një kërcënim në rritje nga një treg më i larmishëm dhe dinamik i drogës, i cili nxitet nga bashkëpunimi me i ngushte midis organizatave kriminale evropiane dhe ndërkombëtare”, u shpreh Qendra Evropiane EMCDDA.

Nga studimi i kryer në 21 shtete, në 66 qytete, ka një rritje të përdorimit të kokainës në vitin 2022 krahasuar me 2021 veçanërisht në zonat qe i përkasin Evropës Perëndimore dhe Jugore. Qytetet si Belgjika, Holanda, Spanja dhe Portugalia kane prevalencë më të lartë të kokainës në mostrat e tyre të ujërave të zeza.

Ndërsa në qytetet zvicerane, Bazel dhe Gjenevë mbetjet treguan një përmbajtje të lartë të metabolikëve të kokainës. Studimi tregoi gjithashtu një rritje të sasisë së kanabisit dhe kokainës gjatë fundjavës . Megjithatë ky studim nuk jep informacion mbi frekuencën  e përdorimit dhe pastërtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy