Lekatari: Njerëzit më gjykojnë se zgjoj një pjesë shumë të errët të karakterit të tyre, që duan ta shtypin

Lekatari: Njerëzit më gjykojnë se zgjoj një pjesë shumë të errët të karakterit të tyre, që duan ta shtypin

Gazetarja Zhaklin Lekatari thotë se në studio televizive ka bërë shpërthime të shumta dhe është larguar, ndërsa shtoi se ruan një pjesë diplomatike dhe korrektësie, në mënyrë që të mos linçohej.

E pyetur lidhur me jetën abuzive për të cilën pohoi se ka bërë, sqaroi se ndoshta për njerëzit është fakti se mund të jetë abuzim të pasurit e tatuazheve në të dy krahët dhe se për këtë varet nga koncepti që secili ka për abuzimin, apo edhe se ka dhënë dashuri tepër.

Duke folur për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV, Lekatari deklaroi se nuk do i pëlqente që ti filmohej çdo moment i jetës së saj.

Nëse publiku do e shikonte atë filmim, publikut ndoshta do ti dukesha ndonjëherë e mërzitshme dhe ndoshta do të shokohej për vendimet që marr.

Disa më keqinterpretojnë dhe disa më gjykojnë se zgjoj disa pjesë shumë të errët të karakterit të tyre që duan t’i shtypin dhe nuk duan që ti dëgjojë as mendja e tyre.

E kanalizojnë turpin dhe ankthin që shkaktoj tek ata, duke më dhunuar verbalisht. Edhe ata që mundohen të më sulmojnë dhe anatemojnë, e kanë një ndjenjë për mua.

Do ti quaja fansa, e di që nuk duan të quhen të tillë, por për mua të tillë janë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy