Rubio uron Kosovën: Kemi mbështetur rrugëtimin drejt një shteti sovran

Rubio uron Kosovën: Kemi mbështetur rrugëtimin drejt një shteti sovran

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.

Ai ka theksuar se Uashingtoni ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt një shteti sovran, demokratik e multietnik.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh urimet e mia teksa shënoni 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës—një rast për të reflektuar mbi qëndresën, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e tij.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një shteti sovran, demokratik, multietnik dhe të begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për mirëqenien e vazhdueshme të Kosovës. Teksa festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes popujve tanë”, vijon deklarata. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy