
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave gjatë vitit 2022 10% e numrit të vajzave kanë braktisur arsimin 9-vjeçar, shumica e të cilave nga komuniteti rom dhe egjiptian. Fëmijët e këtij komuniteti thonë se mungesa e të ardhurave në familje, por edhe diskriminimi racor i detyron ata të mos ndjekin shkollën.



