Gabimi i e-Albania-s i humb kartën e naftës fermerit. Xhadat i zgjidhin problemin

Gabimi i e-Albania-s i humb kartën e naftës fermerit. Xhadat i zgjidhin problemin

Emisioni investigativ “Xhadat” trajtoi problematikën e një fermeri nga Lushnja, i cili kishte humbur mundësinë për të përfituar kartën e naftës, si rrjedhojë e një problemi teknik nga sistemi i e-albania-s.

Fermeri, Ilirjan Vrapi aplikoi më 20 Shkurt tek ADISA në Divjakë për skemën e karburantit në bujqësi. Aplikimi u krye me sukses dhe këtë e konfirmoi edhe ADISA.

Blerim Zeneli, punonjësi i ADISA-s : “Zotëria e ka bërë tek ne aplikimin. Ccdo gjë shkoi në rregull, ka edhe fletën që e tregon këtë pjesë.”

Në kohën që filloi shpërndarja e kartave të naftës fermeri u interesua pranë Drejtorisë së Bujqësië në Lushnjë, por aty mori përgjigjen se nuk mund ta tërhiqte kartën e naftës, pasi nuk rezultonte në listën e fituesve në sistem.

Për t’i ardhur në ndihmë fermerit, “Xhadat” kontaktoi në telefon me drejtorin e degës së Bujqësisë në Lushnjë, i cili sqaroi: “Ne nuk kemi mundësi të “fusim” apo të heqim ndonjë nga sistemi. Zotëria nuk rezulton në sistem. Për aplikimet që ngarkohen në sistem suksesshëm ne i marrin në shqyrtim, për të pasuksesshmit ne s’kemi si i marrim në shqyrtim.”

Pas kësaj emisioni “Xhadat” u interesua tek Ministria e Bujqësisë, nga e cila morën përgjigjen: “Fermerët aplikojnë në sistemin e e-albania-s  dhe pastaj transferohen aplikimet nga e-albania në sistemin ku ne bëjmë përpunimin përmes specialistëve tanë. Ne momentin e trasferimit mund të ketë ndodhur ndonjë difekt teknik. Ky numër aplikimi në sistem rezulton për një person tjetër dhe ky është trajtuar. Ne jemi interesuar përmes specialistëve që monitorojnë sistemin tonë të na konfirmojnë nëse ka gjurmë në sistemin e albania-s  dhe nëse po, do ta bëjmë aplikimin nga e para dhe ta pajisim fermerin me kartën e naftës.

Pas interesimit të vazhdueshëm nga “Xhadat”, Ministria e Bujqësisë nga verifikimi që kreu dha lajmin e mirë se ishin gjetur gjurmë të aplikimit të fermerit në sistemin e e-albania-s dhe si rrjedhojë e pajisën atë me kartën e naftës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy