
Kosova javën e kaluar fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Sot kryeministri Albin Kurti, ka premtuar ndërtimin e një stadiumi nacional për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
“Numri total i objekteve sportive në projektin fillestar është 24. Dhjetë objekte sportive do të rinovohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Do të jenë katër ndërtime, përfshin stadiumin nacional, kompleksin e pishinave dhe tenisit, poligonin e shenjëtarisë. Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera që janë në ndërtim apo përfundim, përfshirë stadiumin 'Adem Jashari' në Mitrovicë dhe stadiumin në Gjilan”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.



