Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Prokuroria: Të akuzuarit kryen krime për të fituar pushtet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Prokuroria: Të akuzuarit kryen krime për të fituar pushtet

Po vijon të mbahet në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, të cilët akuzohen për krime lufte. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u deklaruan më herët të pafajshëm. Ndërkaq, prokurori i specializuar, Alex Whiting, deklaroi para trupit gjykues se ish-krerët e  UÇK kryen krime lufte për të fituar pushtet gjatë luftës.

“Të akuzuarit u përfshin në zbatimin e kësaj politike, përfshirë duke caktuar komandantët dhe strukturat. Provat do të tregojnë se politika u vu në jetë, që prej fillimit e deri në fund të luftës, nga veriu dhe në jug dhe pati praktikë shenjëstrimin e kundërshtarëve. Qëllimi kriminal për t’i vënë në shënjestër kundërshtarët nuk ishte i fshehtë. Mesazhi përsëritej se kush pretendoi se kush ishte tradhtar, përbënte kërcënim”, tha ai.

“Është e lehtë t’i thuash këto kur nuk je viktimë, por për viktimat e ngritura në aktakuzë, dëmi dhe traumat janë diçka që jetojnë përditë. E mbajnë gjithmonë mbi supe. Viktimat kanë të drejtë të gjykohen dhe për ta të vihet në vend drejtësia”, u shpreh ai.

Alex Whiting, tha ndër të tjera Thaçi shkoi disa herë në Hagë dhe u mor në pyetje nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-s. Ai pretendoi se shtabi i përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-s, e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy