Meta bindet, mbledh partitë e vogla në tryezë të martën (VIDEO)

Meta bindet, mbledh partitë e vogla në tryezë të martën (VIDEO)

Pas kërkesës së krerëve të partive të vogla, aleate të PD, të cilat i kërkuan dje presidentit Ilir Meta ti mbledh në një tryezë të përbashkët, vie edhe reagimi i presidentit Meta.  

Merret vesh se Presidenti i Republikës, ditën e martë do të mbledhë partitë e vogla në një tryezë, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike.

Takimi pritet të mbahet të martën në orën 11:00 dhe vjen pas kërkesës së këtyre partive për një tryezë.

Pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK, të cilët nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, zhvilluan një takim me ambasadorin europian në vendin tonë Luigi Soreca.

Pas takimit Fatmir Mediu njoftoi se do ti kërkojnë Presidentit Ilir Meta të thërrasë një tryezë me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës politike në vend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy