Përmbytjet kanë lënë pasoja të mëdha në bujqësi. Edhe pse uji është tërhequr nga tokat, dëmet në të mbjellat dhe serrat janë të konsiderueshme.
Specialistët paralajmërojnë se bimët rrezikojnë kalbëzim dhe infeksione, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga fermerët.



