Katër ushtarë amerikanë mbetën të vdekur në një aksident ajror në Norvegji. Një avion ra në një qytet norvegjez në Rrethin Arktik gjatë një stërvitjeje që nuk lidhet me luftën në Ukrainë, tha sot shtunën kryeministri i Norvegjisë.
Shkaku i aksidentit po hetohet.
Avioni ishte një V-22B Osprey që i përket Trupave Detare të SHBA-së, thanë forcat e armatosura të Norvegjisë. “Aeroplani kishte një ekuipazh prej katër vetash dhe ishte në një mision stërvitor në Nordland County” në Norvegjinë veriore, thuhet në një deklaratë.
Avioni ushtarak ishte nisur drejt veriut, për në Bodoe, ku ishte planifikuar të ulej pasditen e së premtes.
Stërvitjet vjetore të NATO-s në Norvegji nuk kanë lidhje me luftën në Ukrainë. Këtë vit ato përfshijnë rreth 30 000 trupa, 220 avionë dhe 50 anije nga 27 vende. Vendet jo-anëtare të NATO-s, Finlanda dhe Suedia po marrin pjesë në këtë stërvitje. Ajo ka nisur më 14 mars dhe përfundojnë më 1 prill.



