Momenti i frikshën kur dallgët mbi 22 metra të larta godasin sërfistin (VIDEO)

Momenti i frikshën kur dallgët mbi 22 metra të larta godasin sërfistin (VIDEO)

Guximi që kanë sërfistët është shumë i madhë, por ajo çfarë i ka ndodhur kolegut të tyre është e frikshme.

Ky është momenti kur një person që ishte në “jetski” mundohet të shpëtoj sërfistin i cili goditet nga dallgët mbi 22 metra të larta.

këto pamje janë filmuar nga droni, pasi sërfisti profesionist Pedro Scooby Vianna u rrëzua nga dërrasa kur u godit nga dallgët e mëdha në Nazare të Portugalisë.

Brazilian po lundronte, kur dallgët e larta mbi 22 metra po lëviznin me shpejtësi prej 75 kilometra në orë në drejtim të tij.

Dhe në një moment derisa tentoi t’i shpëtoi e pësoi keq, dhe u përplas në ujë duke u zhdukur për disa sekonda nën ujë.

Por, aty menjëherë u shfaq miku i tij Lucas “Chumbo” Chianca me “jetski” i cili i afrohet për ta shpëtuar, dhe në një moment derisa po iknin nga dallgët rrëzohen që të dy nga “jetski” dhe përfundojnë në ujë.

Kjo situatë u komplikua kur detyroi mikun e tyre të tretë, të tentoj t’i shpëtojë të dy, dhe një moment arrin ta kap dhe dërgoi në rërë, derisa personi tjetër që kishte mbetur mes dallgëve arrin ta ruaj gjakftohtësinë dhe pas disa momente shpëtohet edhe ai.

Megjithatë asnjë sërfistët nuk u plagos nga ky incident me dallgën në ujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy