Kryeministri Edi Rama shprehet se sistemi i ri i adresave do të bëjë të mundur gjetjen e çdo individi përmes një numri personal.
Gjatë një aktiviteti të Ministrisë së Brendshme ditën e sotme, Rama tha se qytetarët duhet të deklarojnë adresat reale brenda 6 muajsh në kuadër të një procesi pa pagesë, në të kundërt do të detyrohen të paguajnë tarifën e përcaktuar por edhe gjobat që do të aplikohen.
Pjesë nga fjala e Ramës
Në Kinë, çdo ditë dihet numri i saktë i popullatës bazuar në faktin kush vdiq dje dhe kush lindi dje. Shqipëria ka 20 e kusur vjet që nuk thotë dot sa njerëz ka. Projekti do të bëjë të mundur që çdo adresë për çdo individ të gjendet lehtësisht përmes një numri personal, që përfitohet në lindje dhe humbet vetëm kur ai ndërron jetë.
I ftojmë qytetarët të bëhen pjesë ekëtij procesi dhe të mos dëgjojnë llafet pa bereqet të atyre që e kishin në dorë ta bënin këtë, por e bënë Shqipërinë rrumpallë. Për 6 muaj do të jetë falas, pas 6 muajsh do të jetë me pagesë dhe me gjobë.



