Agron Dalipaj, autor i shtatë librave denoncon pranë emisionit “Xhadat” keqmenaxhimin e Akademisë së Shkencave në drejtimin e Kryetarit Skënder Gjinushi.
Në intervistën e dhenë në emisionin "Xhadat" ai u shpreh:
"Unë i drejtohem për oponencë shkencore Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e cila më është përgjigjur vetëm një herë. Akademia e Shkencave duhet të jetë ajo që duhet të gjurmojë njerëzit që kanë produkt shkencor po kjo nuk ndodh. Pas shumë kërkesave kam kuptuar se kjo Akademi drejtohet nga njerëz të cilët nuk kanë lidhje me shkencën, konkretisht e kam fjalën për kryetarin e saj".
“Xhadat “ kërkoi në faqen e Akademisë jetëshkrimin e profesor Gjinushit ku fare qartë duket se kontributin 30 vjeçar Gjinushi e ka pasur në politikë dhe jo shkencë.
Ndërsa kërkon për kriteret e zgjedhjes së Kryetarit të Akademisë së Shkencave në ligjin shqiptar gjenden vetëm detyrat. Gjithashtu në faqen zyrtare të Akademisë mungon bibliografia e Kryetarit Gjinushi. Xhadat pyetën edhe në bibliotekën kombëtare, fakultetin e shkencave të natyrës dhe libraritë më të mëdha në Tiranë, por përveç artikujve dhe disa teksteve shkollore nuk gjendet asnjë botim shkencor. Xhadat e kërkuan këtë edhe duke pyetur vetë kryetarin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, i cili refuzoi të përgjigjej.



