Studimi: Covid 19 mund të dëmtojë trurin

Studimi: Covid 19 mund të dëmtojë trurin

Një studim i ri italian, i kryer nga një ekip mjekësh nga spitali Santo Stefano di Prato,  ka bërë disa gjetje të rëndësishme mbi shenjat post-Covid dhe në veçanti për për dëmtimet e mundshme neurologjike që vijnë si pasojë e infeksionit SARS COV-2.

 Hulumtimi, i kryer te pacientët me simptoma neurologjike nga Covid gjatë periudhës së pandemisë, ka treguar për herë të parë se Covid mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme në funksionimin e neuroneve veçanërisht në rajonet frontale gjatë fazës akute të sëmundjes, dhe se këto ndryshimet pakësohen me kalimin e kohës derisa pothuajse zhduken nga muaji i tretë pas infektimit. 

Konkretisht, siç raportohet nga studiuesit, funksionimi i  neuroneve përmirësohen në mënyrë progresive nga faza akute në atë kronike 7-9 muaj pas infektimit.

 Rezultatet u publikuan në faqet e Gazetës Evropiane të Mjekësisë Bërthamore.  

Për të kryer studimin, ekipi hulumtues përdori teknikën e imazhit bio-molekular të Tomografisë e aftë për të siguruar një fotografi tredimensionale të funksionit të neuroneve të trurit, në përpjekje për të identifikuar zonat e trurit me ndryshime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy