Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës 2 miliardë dollarë shtesë në financim ushtarak të huaj, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ai tha se mbështetja do të synonte investimin në bazën industriale të Ukrainës.
Ne po nxitojmë të dërgojmë municione, automjete të blinduara dhe raketa në vijat e frontit. Kemi kaluar kohë sfiduese së bashku, kam besim të plotë se së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira.
Më herët Blinken tha se Ukraina mund të vendosë vetë nëse do të godasë objektivat brenda Rusisë me armë të furnizuara nga SHBA, por theksoi se SHBA nuk do ta nxisë.
Është një vendim që Kievi duhet të marrë vetë.
Blinken tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’i siguruar Ukrainës të gjitha pajisjet që i nevojiten për të pasur sukses në fushën e betejës.



