Kazakistani, dorëhiqet lideri i fundit i epokës sovjetike

Kazakistani, dorëhiqet lideri i fundit i epokës sovjetike

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur pas tre dekadash në pushtet, me argumentin me kombi i tij aziatik i pasur me naftë tani ka nevojë për "një brez të ri udhëheqësish".

Nazarbayev, 78 vjeç, lideri i fundit i epokës sovjetike ende në krye të vendit të tij, tha se do të mbajë pozicionet kyçe në Këshillin e Sigurisë dhe në krye të partisë pasi t’i dorëzojë presidencën një aleati besnik për pjesën tjetër të mandatit, i cili përfundon në prill 2020.

"Unë kam marrë një vendim, i cili nuk ishte e lehtë për mua, të jap dorëheqjen si president", tha Nazarbayev në një fjalim televiziv përpara se të nënshkruante një dekret me të cilin heq dorë nga funksioni pas datës 20 mars.

"Si themelues i shtetit të pavarur të Kazakistanit e shoh si detyrë t’i bëj të mundur brezit të ri të udhëheqësve që do të vazhdojnë reformat që po zhvillohen në vend", tha ai.

Vendimi i tij goditi çmimin e obligacioneve kazake dhe madje u duk se pati ndikim te rubla ruse. Moska është partneri kryesor tregtar i Kazakistanit dhe Nazarbayev ka pasur lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i tha agjencisë së lajmeve TASS se Putin dhe Nazarbayev kishin folur me telefon të martën pasdite, por pa shtuar detaje për përmbajtjen e bisedës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy