Mërtiri: Foltorja e Berishës me moshë mesatare 60 vjeç, ajo e Salianjit 30 vjeç, tregues se kush është e ardhmja dhe e shkuara e PD-së

Mërtiri: Foltorja e Berishës me moshë mesatare 60 vjeç, ajo e Salianjit 30 vjeç, tregues se kush është e ardhmja dhe e shkuara e PD-së

Sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi foltoren e re të nisur nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti me mbështetësit e tyre në PD. 

Ai vuri në dukje diferencat e ndjeshme midis dy foltoreve, asaj të Salianjit dhe asaj të Berishës, duke u ndalur te mosha mesatare e pjesëmarrësve.

Sipas Mërtirit, ky ndryshim është tregues i qartë i përplasjes midis së ardhmes dhe së shkuarës brenda Partisë Demokratike.

Besoj se pjesa më e madhe e PD-së nuk është ajo që ndjek verbërisht retorikën e vjetër dhe të ashpër të politikës. Fakti që foltorja e Salianjit dhe Alimehmetit dje në Durrës mblodhi kaq shumë njerëz pa asnjë organizim të posaçëm, tregon se brenda PD-së po zien diçka. 

Një tjetër sinjal i rëndësishëm është fakti që në votimet e fundit të brendshme, më të votuarit nuk kanë qenë figurat e afërta me Sali Berishën.

Fakti që më të votuarit në atë parti janë ‘jo berishistë’, si Alimehmeti, Kalaja e të tjerë, tregon se brenda PD-së ka një prirje të qartë drejt një profili të ri politik. 

Foltorja e tyre ka moshë mesatare rreth 30 vjeç, ndërsa ajo e Berishës rreth 60 vjeç. 

Një parti me një moshë të tillë nuk mund të pretendojë përfaqësim modern. 

Këtu shihet qartë se ku është e ardhmja dhe ku është e shkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy