Detajet e policisë për kapjen e Endrit Dokles, Fatjon Muratit dhe Gentjan Reçit

Detajet e policisë për kapjen e Endrit Dokles, Fatjon Muratit dhe Gentjan Reçit

I shumëkërkuari Fatjon Murati u arrestua mbrëmë  nga policia e Tiranës pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Murati gjatë arrestimit ndodhej në makinë me Endrit Doklen dhe Gentjan Reçin.

Murati është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, por jo vetëm kaq.

Emri i Muratit doli nga grupi hetimor edhe në maskarën me tre të vdekur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Mes emrave që kërkon organi i akuzës të pyeten ishin Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, numri dy i bandës së Durrësit të Endrit Dokle.

Policia nga atentati mblodhi një sërë provash dhe Prokuroria e Kurbinit kërkoi po ashtu që të merrej në pyetje Fatjon Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi.

Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij Besmir Hoxha e Diklen Vata, mbetën të vdekur pasditen e 17 korrikut pasi makinës me të cilin ata udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës ju bë pritë dhe u qëllua me breshëri plumbash.

Endrit Dokle nuk është një emër i pa dëgjuar për drejtësinë shqiptare.

Me lajmin e zhdukjes së Ervis Martinajt, ai dyshohet si person që mund të ketë pasur lidhje me këtë ngjarje.

Dokle e ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Kjo gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurori.

Sipas, dëshmisë së Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj i kishte kërkuar vrasjen e Endrit Dokles për rreth 200 mijë euro.

Dokle ka qenë i dënuar me burg përjetë, por pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të pranojë kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm, duke ia konvertuar më 25 vite.

Pas konvertimit të dënimit ai është liruar me kusht 5 vite para se t’i përfundonte dënimi.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

 Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

 Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy