Abuzimet e priftërinjve, Papa: Me turp dhe pendim pranojmë mizoritë e kishës

Abuzimet e priftërinjve, Papa: Me turp dhe pendim pranojmë mizoritë e kishës

Papa Françesku ka dënuar “mizorinë” e abuzimit me fëmijët nga kleri katolik dhe mbulimi që u është bërë këtyre rasteve. Në një letër të paprecedent drejtuar komunitetit të Kishës Katolike, Papa dënon me forcë abuzimin dhe bën thirrje për bashkim për të çrrënjosur “kulturën e vdekjes” nga kisha. Ai përmendi dështimin e kishës në rastin e abuzimeve.

Javën e kaluar, një raport i lexuar në një gjykatë në Pensilvani nxirrte në pah abuzimet për shtatë dekada me radhë nga ana e priftërinjve. Hetimi nxori në pah mbi 1000 raste të identifikueshme  abuzimi me fëmijë nga 300 priftërinj, ndërsa mijëra fëmijë të tjerë dyshohet se kanë qenë pre e tyre.

Hetimi gjeti prova të mbulimit sistematik që kisha u kishte bërë këtyre rasteve, ndërsa shumë prej abuzuesve tashmë janë në moshë të thyer për t’u vënë para drejtësisë. Pasi raporti u publikua, Vatikani tha se Papa ishte në krah të viktimave dhe kundër priftërinjve “grabitqarë”.   

Në letrën e tij, Papa trajton skandalin në fjalë dhe pranon dështimin e kishës për të vepruar shpejt në lidhje me abuzimet. Ai përshkruan “dhimbjen që të thyen zemrën” për viktimat që “u injoruan gjatë dhe u detyruan të heshtin”.

“Me turp dhe pendim, ne e pranojmë se si bashkësi kishtare nuk ishim atje ku duhej të ishim, se nuk vepruam në kohën e duhur, duke kuptuar madhësinë dhe gravitetin e dëmeve të bëra për kaq shumë jetë njerëzish”, shkruan ai.

"Ne nuk treguam kujdes për të vegjlit, ne i braktisëm ata", shprehet Papa më tej.

Në emër të Kishës Katolike, Papa kërkon falje për dëmet që u janë shkaktuar mijëra fëmijëve.

“Është thelbësore që ne si kishë, të jemi në gjendje të pranojmë dhe dënojmë me pikëllim dhe turp, mizoritë e kryera nga njerëzit tanë, klerikët dhe ata që iu besua misioni i përkujdesjes për të më dobëtit. Ne lejoni të kërkojmë falje për mëkatet tona dhe të të tjerëve”, thuhet në letër.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy