Superoperacion në Itali/ Shqiptari rol kyç në shpërndarjen e drogës, 267 të arrestuar

Superoperacion në Itali/ Shqiptari rol kyç në shpërndarjen e drogës, 267 të arrestuar

Një superoperacion antidrogë i zhvilluar njëkohësisht në të gjithë Italinë ka çuar në 267 persona. 103 skuadra policore janë angazhuar në operacionin “Pusher 2”, i koordinuar nga Departamenti Qendror Antikrim në Itali. Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili ka luajtur një rol kyç në shpërndarjen e drogës luante. Ai bënte modifikimin e makinave që transportonin drogën, duke krijuar në to hapësira sekrete, ku fshiheshin kilogramë të tërë lënde narkotike të llojeve të ndryshme.

Mediat italiane bëjnë të ditur se nga 267 të arrestuar, 250 janë meshkuj dhe 17 femra. Në total, 133 prej tyre janë me shtetësi italiane, ndërsa 134 të tjerët të huaj.

Lënda narkotike e sekuestruar është e disa llojeve: 60 kg kokainë, 4 kg heroinë, 805 kg hashash, 300 kg marijuanë dhe rreth 70 gramë droga sintetike.

Policia ka zbuluar një laborator ku ruhej dhe paketohej droga, kryesisht marijuanë.

Nëj sasi prej 43 kg kokainë u gjet në një furgon nga policia e Romës, ndërsa 130 kg marijuanë u kap nga policia e Torinos në një kamion që i përkiste një kompanie transporti që kishte falimentuar. Por grupi kishte siguruar dokumente dorëzimesh false, në mënyrë që në rast kontrolli, gjitçka të dukej në rregull.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy