Ditën e sotme në Shqipëri janë ndjerë dy tërmete, por epiqendra ka qenë në Maqedoninë e Veriut.
I pari ka rënë në orën 04.54 të mëngjesit, ndërsa i dyti ra në orën 15:25 të pasdites.
Nga lëkundjet nuk janë raportuar dëme në banesa apo në njerëz. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri bëri me dije se deri në këto momente, nuk është raportuar asnjë dëm në vendin tonë.
Deklarata e ministrisë:
Përshëndetje! Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut. Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës rihter.



