Beci: Krimi ka tentuar të bëhet shef, politika po i tregon dhëmbët!

Beci: Krimi ka tentuar të bëhet shef, politika po i tregon dhëmbët!

Avokati Eugen Beci komentoi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV goditjen ndaj disa grupeve kriminale në Shqipëri, ku së fundmi pati dhjetëra të arrestuar.

Beci tha se krimi ka tentuar të bëhet shef i politikës, por vjen një moment që politika s’mund ta lejojë një gjë të tillë dhe i tregon dhëmbët.

Fuqia e krimit që rritet lidhet me faktorë socialë, që lidhen me të drejtën zakonore dhe faktorë politikë që krimin duan ta mbajnë partnerë.  Kur krimi tenton të bëhet shef i politikës, politika do t’i tregojë dhembët. Krimi ka tentuar. Sepse duket si konkurrencë, por politika s’do lejojë kurrë që krimi t’i marrë frenat. Ka një vullnet politik që duhet shfrytëzuar në momente të caktuara. Sepse fillimi i luftës ndaj krimit pason luftën ndaj politikanëve të lidhur me këta kriminelë. Instikti i kriminelit, si ai që vjedh biçikletën apo tenderat, është instikti i miut që e nuhat tërmetit. Nëse tërmeti i fuqishëm, nuk ka si të gjejë vrimë tjetër, ai do shfaqet. Nëse krimi kupton që vullneti politik është i tillë që do goditet, nuk do gjejë forma të reja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy