Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoni

Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoni

Ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov është arrestuar gjatë mbrëmjes në Shkup. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërgur menjëherë në burgun hetues të Shutkës.

Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. 

Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i DSK-së në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy