Jemi mësuar që për ditën e Fiter Bajramit nga e gjithë bota islame përçohen mesazhe paqeje dhe harmonie mes myslimanëve edhe mes feve. Por pamjet filmike që vijnë nga zonat më varfëra të Pakistanit shfaqin një realitet më të trisht dhe shqetësues.
Ashtu siç shihet edhe në video, për fëmijët më të varfër pakistanezë dhurata e preferuar mbeten armët lodra. Këto armë shiten në mënyrë masive dhe lirshëm në pazar ndërsa nga ana tjetër kanë provokuar reagimin e shoqërisë civile të cilët kanë kërkuar tërheqjen e këtyre lodrave nga qarkullimi.
Arsenali i armëve lodra që u shiten fëmijëve është i habitshëm. Armët me gogla, dikur super të preferuara edhe nga fëmijë shqiptarë, janë të tipit pistoletë, mitra, sniper, kallashnikovë madje edhe granatahedhës.



