Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë këtë të premte dorëheqjen nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës.
"Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është më një institucion demokratik, e rrjedhimisht unë nuk e shoh më veten pjesë të kësaj legjislature” – deklaroi Haradinaj përmes një komunikate për shtyp.



